Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në takimin me Veliajn, Osmani ka diskutuar edhe për mundësinë e ngritjes së një shtatoreje të presidentit Ibrahim Rugova në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, njofton Klan Kosova.
Osmani para takimit me të parin e Tiranës, u takua me të parin e opozitës, Lulzim Basha, i cili i dha mbështetje votimit të Rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Basha po ashtu ka thënë se me të marrë pushtetin në zgjedhjet e reja do ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.