87062290 2848990501813433 1734143198093115392 o 850x4781 1 560x416 - Dita e diel pritet të jetë ditë pushimi edhe në Ferizaj

Në komunën e Ferizajt pritet që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjithë punëtorët.

Sipas njoftimit të komunës, kjo qështje u diskutua sot në mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Ndërsa në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës pritet që të aprovohet kjo kërkesë.

“Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e kryesuar nga Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi.

Në këtë mbledhje janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës, por ajo e cila morri vëmendjen ishte aprovimi i Rregullores për Caktimin e Orarit të Punës së Veprimtarive Afariste dhe Veprimtarive të tjera në territorin e Ferizajt, rregullore kjo që pritet të merr dritën jeshile në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës. Këtë rregullore para anëtarëve të KPF-së, e ka prezantuar drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi.

Pikë tjetër në këtë mbledhje ishte edhe propozim-vendimi për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2019, propozim – vendim për bartjen e mjeteve nga viti 2019 në vitin 2020, si dhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare. Edhe këto pika të rendit të ditës, u lan që të diskutohen në mbledhjën e kuvendit.

Ndërkaq drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë dy propozim- vendime për dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastarale 338-2 ZK në Varosh si dhe propozimin për ndarjen e pjesës së ngastrës kadastrale 856-1 të Zonës kadastrale në Babush të Ri.

KPF-ja po ashtu morri vendim edhe për propozim- vendimin për Plotësim Ndryshimin e Rregullores të Komunës për Transparencë, propozim – vendimin për vënien në diskutim publik të Draft Statutit të Galerisë së Arteve “Ismail Rama” në Ferizaj, si dhe kërkesa për caktimin e dy anëtarëve nga Kuvendi për Komisionin për ndarjen e bursave për student për vitin 2019-2020”, thuhet në njoftim.


www.foxshop-ks.com