Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi, ka dalë pozitiv me koronavirus.
Lajmin e konfirmoi vetë Ademi, në një lidhje telefonike.
“Po, në orët e pasdites më është konfirmuar nga IKSHPK që edhe unë jam person pozitiv me koronavirus dhe kjo ka ardh si pasojë e kontaktit me zyrtarin komunal që doli pozitiv ditë më parë”, tha Ademi.
Ai tha se ka simptoma të lehta, por ka djersitje të tepërt.
Ai tha se edhe 11 zyrtarë të tjerë janë të infektuar me koronavirus, në mesin e tyre edhe nënkryetari i komunës.