Spitali i Ferizajt e1598281508621 720x480 1 560x416 - Drejtori i Spitalit të Ferizajt tregon për gjendjen e pacientëve me COVID-19


Në Spitalin e Ferizajt janë të hospitalizuar 19 pacientë. Prej tyre 15 janë të infektuar me COVID-19, e 4 kanë rezultuar negativë në testin për coronavirus.

Drejtori i Spitalit, Jeton Zeqiri, tha për KALLXO.com se 17 prej këtyre pacientëve janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Tutje, ai ka njoftuar se tashmë në Ferizaj janë vetëm dy infermierë të infektuar me COVID-19

Sot në Ferizaj janë shënuar katër raste të reja me COVID-19.

Kujtojmë se komuna e Ferizajt ka qenë ndër komunat me më së shumti të infektuar me coronavirus, ku përveç qytetarëve një numër i konsiderueshëm i rasteve pozitive kanë qenë mjekë e zyrtarë komunalë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.