Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale sot ka vizituar disa kompani të sektorit privat në Ferizaj. Në cilësinë e kryesuesit të Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, ai sot u njoh nga afër me sigurinë dhe kushtet e punës që këto kompani ofrojnë për punëtorët.
Dukolli i shoqëruara nga anëtarët e Këshillit ka vizituar kompaninë ndërtimore ‘Vahidi’ e cila ka të punësuar 17 punëtorë, si dhe fabrikën e prodhimeve të drurit ‘Kosova Model’, me pronar Milaim Sopaj, e cila ka rreth 37 punëtorë.
Gjatë vizitës në vend punishtet e këtyre kompanive, KNSSHP u interesua për kushtet e sigurisë, pajisjet e punës dhe zbatimin e masave parandaluese për të evituar lëndimet në punë. Me këtë rast zëvendësministri Dukolli, apeloi tek punëdhënësit që të rrisin masat e sigurisë, jo vetëm për hir të ligjeve e rregulloreve, por më shumë për faktin se jetët e njerëzve janë më të shtrenjta dhe më të çmueshme se çdo përfitim tjetër material.
Po ashtu ai mori premtime nga pronarët e kompanive se do të zbatojnë me përpikëri ligjet, këshillat dhe udhëzimet që shkojnë në dobi të mbrojtjes së shëndetit dhe jetëve të punëtorëve.
Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, do të vazhdojë edhe më tutje të vizitojë dhe monitorojë kompani dhe industri tjera, për të parë nga afër zbatimin e legjislacionit për siguri dhe shëndet në punë, jo vetëm për të afirmuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve, por edhe për të shkëmbyer ide dhe përvoja me kompani të ndryshme në funksion të maksimalizimit të sigurisë në punë.
-
Argumentet e Thaçit për kufijtë konsiderohen fyese
Përfaqësues e ish-përfaqësues të shtetit kanë argumentuar të premten rreziqet…
-
Palmer: Sa më shpejtë një marrëveshje Prishtinë – Beograd, nuk ka vija të kuqe
Mathew Palmer ka folur për një zgjidhje të mundshme për Kosovën gjatë bisedim…
-
Fundjava me vranësira dhe shi
Fundjava parashihet të jetë me reshje të shiut.
Temperaturat e ajrit, mbet… -
Hajredin Kuçi kritikon dialogun Kosovë – Serbi
Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kritikuar dialogun që po zhvillohet…
-
Kosova në pritje të vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave
Kosova është në pritje të vendimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e …
-
Nëntë punonjës të Fakultetit të Mjekësisë marrin rrogë në QKUK pa punuar fare
Hatixhe Latifi-Pupovci, ligjëruese në Fakultetin e Mjekësisë, tash e disa vje…
-
Armë e drogë në veturën e babait të shefit të AKI-së, i dyshuar djali i tij
Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur…
-
“Nëse Rakiq s’e hap urën, e hap Qeveria”
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se homologu i tij nga …
-
Amerika mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës
Superfuqia ushtarake në botë i ka dhënë mbështetje të fortë formimit të ushtr…
-
Hillary Clinton kandidon sërish për presidente të Amerikës?
Ende është e paqartë se kush do t’i dalë përballë Donald Trumpit nga kampi i …
-
Momenti i arrestimit të pjesëtarit të familjes Sekiraqa
Njësia Speciale dhe ajo e trafikut kanë arritur të arrestojnë disa persona të…
-
Selimi i përgjigjet Demaliajt: Nuk mund të flasin për UÇK-në, ata që kanë shitur certifikata të veteranit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur dekl…