Dy mërgimtarë ndërtojnë një fushë futbolli në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
30 Dhjetor 20202 min lexim85 vizita
Diaspora shqiptare, si jo pak herë, ka qenë dhe është ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në Kosovë. Ndihmat e tyre janë në forma dhe fusha e ndryshme, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, dy shqiptarë nga diaspora, me prejardhje nga fshati Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj, kanë bërë vetë të ditur përmes një postimi në Facebook se kanë ndërtuar një fushë futbolli pikërisht në fshatin Prelez, duke i dhënë një pamje krejt tjetër këtij fshati.
Duhet theksuar se ky donacion është nga familja Rrahim Isuf Vranovci. Vlera e këtij stadium, sipas tyre, kap shumën e mbi 20 mijë eurove dhe emri i saj do të jetë “Daut Vranoci”.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë nga Kryesia e këtij fshati:
Të nderuar banorë të fshatit dhe komunës sonë,
Fshati Prelez i Muhaxherëve tashmë është në fazën finale të projektit Fusha e Futbollit që ka vlerën mbi 20 000 euro, donacion ky nga bashkatdhetarët tanë nga familja Rrahim Isuf Vranovci.
Për informimin tuaj, që nga iniciativa e parë për këtë projekt, Kryesia e fshatit Prelez kanë qenë e përfshirë në secilën fazë të projektit, përfshirë këtu edhe vendosjen rreth emërtimit të Fushës së Futbollit.
Pra në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur më datën 18.12.2020. Kryesia e fshatit, në mënyrë unanime ka vendosur që kjo fushë të emërohet Daut Vranovci.
Daut Vranoci, i lindur më datë 21.02.1963 në Prelez të Muhaxherëve ka migruar në Zvicër gjatë vitete të 80-ta. Atje punoi dhe veproi deri në ditën ku u aksidentua në vendin e punës në Zvicër.
Dauti njihet për kontributet për fshatin e tij Prelez duke ndihmuar edhe me shkollime dhe ishte ndër personat më punëtor që kishte fshati ynë në atë kohë.