Të premten rreth orës 02:23, presona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë plaçkitur një pompë derivatesh në fshatin Gërlicë të Ferizajt.
Viktima ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës, dy persona i kishin grabitur atij 140 euro dhe ishin larguar në drejtim të panjohur, transmeton Klan Kosova.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.