Humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në bregdetin e Ulqinit sot rreth orës 14:30 në mesditë. Sipas policisë shkaku i kësaj ndodhise ishte përplasja me të ashtuquajturën “banane” që tërhiqej nga motori lundrues në det. Të katërt persona ishin nga e njëjta familje dhe është bërë e ditur se personat që kanë humbur jetën janë gruaja (1983) dhe djali i saj (2008). Vajza ka mar lëndime trupore, kurse babai është në gjendje kome – bën të ditur mjeku nga Spitali rajonal. Kjo familje është me prejardhje shqiptare, të cilët jetonin në Slloveni.