w 17 560x416 - Dy vëllezërit, Mozzik e Getinjo rikthehen në një videoklip të vetëm

Ndonëse dy vëllezërit reperë nga Ferizaj, Getinjo dhe Mozzik bashkëpunuan për një këngë në albumin e ri të këtij të fundit, dyshja kanë më shumë se dy vjet që nuk kanë sjellë një videoklip.

I fundit videoklip që i pamë ata së bashku është për këngën “Para Siempre” që u publikua në tetor të vitit 2018, njofton Insajderi.

Për të gjithë adhuruesit e reperëve, dyshja ndanë një lajm të mirë në llogaritë e tyre në Instagram. Xhirimet për një videoklip të ri kanë përfundur, dhe do të jetë ky që do të përmbyll një tjetër vit artistik për ta.

Kënga e re mban titullin “El Chapo” nga Getinjo pjesë e së cilës është edhe Mozzik. Videoklipi do të publikohet me 11 dhjetor.

https://www.instagram.com/p/CIHI6qShizc/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CIHH7ZWF12A/?utm_source=ig_web_copy_link