Dyshime për prostitucion në Ferizaj, arrestohen dy shtetase të Shqipërisë
Redaksia
Ferizaj24
13 Shkurt 20191 min lexim78 vizita
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dje në Ferizaj, në rrugën “At Nik Prela”, dy të dyshuara nga Shqipëria, nën dyshimin për marrje me prostitucion, raporton Ferizaj24.
Arrestimi ka ndodhur pasdite, ndërkaq është ekzekutuar urdhëresa nga Gjykata Themelore në Ferizaj për “Blerje të simuluar të ndonjë sendi si dhe urdhër kontroll të një lokali”.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve i ngritët fletëparaqitje për kundërvajtës, rasti procedohet në procedurë të rregullt.