Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Në Prishtinë, temperatura do të lëvizë nga -5 deri në -3 gradë Celsius, në Pejë dhe Prizren, temperaturat do të sillen nga -4 deri në -2 gradë Celsius. Kurse në Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë, temperatura më e ulët do të shkojë deri në -6 gradë Celsius ndërsa ajo më e larta deri në -3 gradë Celsius.
Në qytetin e Gjakovës, sipas IHK-së, temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në -5 gradë Celsius.