Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka tash e sa kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Ajo i është përkushtuar tërësisht familjes, pasi tash e sa muaj është bërë nënë për herë të parë.
Zaimina është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe.
Duket se vajza e këngëtares, ende pa mbushur një vit, ka filluar që të rrëmbejë vëmendje mediatike.
Zaimina ka publikuar së fundmi në InstaStory një imazh, ku shfaq ftesën që i është bërë vajzës së saj, për në një event mode.
“Ftesa e parë e Khloes”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu se edhe pse ende disa muajshe, vajza e saj është ftuar që të jetë pjesë e “Albanian Fashion Kids”.
Zaimina vite më parë ishte shumë aktive me projekte të shumta muzikore, teksa viteve të fundit duket se ka qenë më e tërhequr nga muzika. /Telegrafi/