Loading...

Skuadra e Ferizajit po vuan akoma problemet e kryesisë së vjetër.

VIDEO

Super mbrojtësi, Ervin Kacar, i cili ishte një nga lojtarët kyç të ekipit të Tovërlanit në gjysmë sezonin e parë është larguar nga klubi ferizajas.

Kacar ka bërë të ditur largimin e tij nga klubi.

“Unë jam larguar nga Ferizaj pikërisht për shkak të parave, dhe pasi ata presin shumë dhe fillojnë përgatitjet shumë vonë. Isha trajnuar privat në këtë kohë”, tha fillimisht ai.

“Ata nuk respektuan marrëveshjen time, nuk duan të japin paratë që kam pasur në kontratë, dhe për këtë nuk dua të qëndroj atje. Situata në klub nuk është e përsosur.”

“Unë nuk kam ndonjë ofertë nga klubet kosovare, por jam i interesuar të vazhdoj të luaj në Kosovë. Kam një ofertë tjetër, por asgjë nuk di 100 përqind”, përfundoi Kacar për ‘Blic’.

Vlen të theksohet se mbrojtësi nga Novi Pazari, Ervin Kacar ka luajtur në 18 sfida në sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.