Ekstradohen nga Mali i Zi për tentim vrasjen në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
13 Dhjetor 2018
1 min lexim
127 vizita
Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy të dyshuar të cilët janë ekstraduar nga autoritetet e Malit të Zi për një tentim vrasje që kishte ndodhur më 22 prill të këtij viti.
Sipas Policisë rasti kishte ndodhur në Ferizaj në një kafiteri ku pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike, viktima V.G. 18 vjeç është qëlluar me armë zjarri dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri tani ndodheshin në arrati.
Bëhet fjalë për të dyshuarit B.Z.19 vjeç dhe G.H.22 vjeç, të cilët me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Detajet
Publikuar
13 Dhjetor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
127
Fjalë
109