![Elhaida Dani publikon “Let it Go” me këngëtarin australian Nathaniel elhaida dani publikon let it go me kengetarin australian nathaniel - Elhaida Dani publikon “Let it Go” me këngëtarin australian Nathaniel](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/elhaida-dani-publikon-let-it-go-me-kengetarin-australian-nathaniel.jpg)
Këngëtarja shqptare, Elhaida Dani, ka publikuar projektin e saj të ri ndërkombëtar.
Bashkëpuntori i saj është këngëtari australian Nathaniel dhe këngëtarja me padurim e paralajmëroi projektin para lansimit.
Nathaniel njihet në Australi për pjesëmarrjen e tij në X Factor në këtë vend.
“Më në fund është publikuar “Let it Go”. Uroj ta pëlqeni”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instagram.
Kënga është punuar nga Menno Reyntjes, Tony Polimeni, Richy Sebastian, Scilla Siekmann dhe vet këngëtarët.
Ndërkaq, video është një produksion i CDF Records.
[embedded content]
Elhaida Dani më parë ka marrë pjesë në Eurovision duke përfaqësuar Shqipërinë. /Telegrafi/