Vetëm në javën e fundit ekipet e mirëmbajtjes nga kompanitë publike nën mbikëqyrjen dhe organizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë kanë eliminuar afro 20 deponi ilegale të mbeturinave me një sasi prej disa tonelatash në Ferizaj dhe fshatra.
Ky aksion është vazhdimësi e nismës së qeverisjes lokale për t’i ofruar qytetarëve mjedis të pastër, ndërkohë është aktivizuar dhe inspektorati komunal, përkatësisht ai i mjedisit që të shqiptoj gjoba ndaj ndotësve të mjedisit si masë për rritjen e vetëdijes qytetare për kujdesin ndaj ambientit si dhe ndëshkim ndaj ndotësve të hapësirave të përbashkëta.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili ka theksuar se vazhdimisht po zhvillohen aksione të tilla, të cilat kanë rezultuar me eliminimin e qindra deponive ilegale të mbeturinave, rrjedhimisht tonelata të mbeturinave të larguara nga zona e qytetit dhe fshatrave.