Manekinia e popullarizuar, Emily Ratajkowski, ka kohë që e ka provuar veten edhe në aktrim, ndërsa në filmin “Welcome Home” edhe një herë e ka treguar figurën mbresëlënëse trupore.
Ngjarja e këtij filmi është bazuar në jetën e dy protagonistëve, Cassie (që portretizohet nga Emily Ratajkowski) dhe Bryan (që e luan Aaron Paul).
Dy karakteret kryesore marrin me qira një shtëpi në Itali për ta shpëtuar lidhjen e tyre që është në krizë, ndërsa shumë shpejt bëhen viktima të pronarit të shtëpisë.
[embedded content]
Emily u bë e popullarizuar si modele falë linjave magjepsëse trupore, megjithatë ajo ka luajtur në disa seriale dhe filma.
27-vjeçarja ka thënë se aktrimi është dashuria e saj dhe do të dëshironte të luajë në më shumë filma.
“Do të dëshiroja t’i përkushtohem më shumë aktrimit, mirëpo tash për tash është vështirë të gjesh projekte entuziazmuese”, ka thënë Ratajkowski.
Filmi “Welcome Home” do të nisë shfaqjen nga 12 nëntori i këtij viti. /Telegrafi/