Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, tash e sa kohë po qëndron në vendlindjen e saj.
Ajo nuk ka qëndruar duarkryq këtu, pasi gjatë gjithë kohës ka vizituar fshatrat e thella të Shqipërisë së Veriut, për t’iu dalë në ndihmë familjeve nevojtare.
Emina tash e sa kohë është anëtare e bordit e fondacionit “Fundjavë ndryshe”, fondacion i cili merret me aktivitete të ndryshme humanitare.
Së fundmi, ata ndihmuan në participimin dhe ndërtimin e një shtëpie të një familje të varfër në Malësinë e Madhe, në Mal të Zi.
Familja Ivezaj e cila fatkeqësisht nuk ka pranë burrin e shtëpisë, u gëzuan me ndërtimin e një shtëpie dhe stabilizimin e kushteve ekonomike.
Në një video të publikuar në YouTube, mund të shihen momente nga aksioni humanitar, ku edhe vet modelja shqiptare ka qenë mjaft e emocionuar.
Ajo tha se me këtë familje u takua herën e fundit para se të nisej në Amerikë, ndërsa ishte prekur shumë nga gjendja e rëndë ekonomike e tyre. /Telegrafi/
[embedded content]