emma stone rrefen per veshtiresite e mbajtjes se korsetes gjate xhirimeve te filmit the favourite 560x416 - Emma Stone rrëfen për vështirësitë e mbajtjes së korsetës gjatë xhirimeve të filmit “The Favourite”

Për nevojat e filmit “The Favourite”, Emma Stone është dashur të veshë rroba nga shekulli i XVIII, ashtu që e ka pasur shumë të vështirë që të mbajë një korsetë, prandaj ka thënë se është solidarizuar me femrat që e kanë mbajtur atë në baza ditore.

Aktorja hollivudiane gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Graham Norton, ka rrëfyer për vështirësitë që ka përjetuar gjatë xhirimeve të filmit.

emma stone rrefen per veshtiresite e mbajtjes se korsetes gjate xhirimeve te filmit the favourite - Emma Stone rrëfen për vështirësitë e mbajtjes së korsetës gjatë xhirimeve të filmit “The Favourite”

Fragment nga filmi “The Favourite” (Foto: YouTube/FoxSearchlight)

“Në atë periudhë, femrat i kanë veshur këto korsetë aq gjatë saqë nuk kam mundur që të mos i admiroj për atë që kanë përjetuar për shkak të bukurisë”, ka thënë 29-vjeçarja.

Lexo po ashtu:

Ajo ka theksuar se në muajin e parë të xhirimeve e kishte pasur shumë të vështirë që të merrte frymë.

Aktorja ka shtuar se e vetmja mënyrë për të pushuar gjatë xhirimeve kishte qenë nuhatja e aromës së mentës.

[embedded content]

“I merrja erë mentës dhe mendoja për hapësirat e gjera dhe të hapura”, ka treguar aktorja.

Më tej, ajo ka shtuar se ka pasur dhimbje të madhe në bark për një muaj nga mbajtja e korsetës dhe se askujt nuk ia rekomandon veshjen e një rrobe të tillë. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com