Është lansuar episodi i ri, i 147-ti me radhë, i hit-serialit komik “O Sa Mirë”.
Si gjithmonë, yjet e komedisë televizive kujdesen që fansat e serialit të argëtohen dhe të qeshin duke e shikuar episodin e ri.
Jana Hajdari, profesoresha e fizikës, vazhdon ironinë kundrejt profesorëve, të cilët i ka kthyer në studentë.
Njëherësh, vihet në pah ndryshimi në intonacion dhe një gjuhën e shqiptarëve nga troje të ndryshme.
Në këtë episod ndodh e papritura, pasi Gjakovari e mbështet Drenicakun.
Sasa vazhdon të joshet nga meshkujt, kësaj radhe nga Hetemi, derisa edhe protagonistët tjerë bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë – të nxisin të qeshura te publiku.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e 147-të me radhë të “O Sa Mirë”. /Telegrafi/
[embedded content]