Ermira Topalli e AK Ferizajt edhe njëherë ka dëshmuar se është ndër garueset më të mira në Kosovë. Topalli me Golf 5 ka triumfuar edhe në garën e sotme në Sllatinë, e cila u mbajt në disiplinën e auto sllallomit në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm, me kohën prej 01.46.552 minuta. Në pozitën e dytë u rendit Pranvera Xhaferi e Eurogoma RT, e cila garoi me Golf 7 dhe ishte vetëm 00.177 sekonda më e ngadalshme se fituesja, derisa pozita e tretë i takoi Luljeta Topallit të AK Ferizajt, e cila u paraqit me Skoda dhe pati kohën 01:51.393 minuta. Ndërsa te meshkujt, Valon Jaha është fitues i garës së dytë në disiplinën e auto sllallomit, në kuadër të Kampionatit të Kosovës. Jaha i Prishtina Racing Team, me BMW pati kohën prej 01:34.559 minuta, duke u renditur në pozitën e parë, derisa përcjellësi më i afërt i tij ishte Belkim Fazliu i AK Prizreni D&G, i cili me Renault Megane RS u vonua për 01.819 sekonda në krahasim me fituesin. Podiumi i fituesve u plotësua me Jeton Qerimin e Prishtina RT, i cili me BMW pati kohë prej 01:37.463 minuta. Rezultatet femra: Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1) 1.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) 01:51.393 Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1) 1.Besa Gashi (Golf 5 – Eurogoma RT) 01:52.791 2.Kadishe Shabani (Polo – Ferizaj) 01:54.889 Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1) 1.Ermira Topalli (Golf 5 – Ferizaj) 01:46.552 2.Pranvera Xhaferi (Golf 7 – Eurogoma RT) 01:46.729 3.Mimoza Jetullahu (Golf 6 – Eurogoma RT) 01:53.452 4.Qerime Rexhepi (Seat Altea – Eurogoma RT) 02:05.937 Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2) 1.Brunilda Tafili (BMW – Eurogoma RT) 01:54.440 2.Binaze Hyseni (Audi Q5 – Vjosa) 01:57.737 Plasmani i përgjithshëm: 1.Ermira Topalli (Golf 5 – Ferizaj) 01:46.552 2.Pranvera Xhaferi (Golf 7 – Eurogoma RT) 01:46.729 3.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) 01:51.393 Plasmani ekipor: 1.AK Ferizaj 37.5 pikë 2.AK Eurogoma RT 37 3.Vjosa 7.5 Rezultatet meshkujt: Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1) 1.Belkim Fazliu (Fiat – Prizreni D&G) 01:42.641 2.Muzafer Beka (Opel Corsa – Eurogoma RT) 01:53.090 3.Valdet Ilazi (Renault Twingo) 02:21.520 Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm- Grupi 1) 1.Drilon Ahmeti (Opel Corsa – Gjakova 137) 02:02.487 Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1) 1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:37.463 2.Gjengiz Hajrullahu (Opel Kadet – N/A) 01:47.139 3.Besart Makolli (Opel Vectra – Drenica) 01:54.349 Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2) 1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:39.374 2.Endrit Reshani (Audi A4 – Vjosa) 01:40.355 3.Altin Avdiu (Golf II – Vjosa) 01:45.754 Klasa 7 (deri 1200 ccm – Grupi 3) 1.Enis Bajraktari (Yugo –Prishtina RT) 01:37.837 Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3) 1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 01:34.559 2.Belkim Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) 01:36.378 3.Leutrim Rexhepi (Golf III – Ferizaj) 01:37.392 Plasmani i përgjithshëm: 1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 01:34.559 2.Belkim Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) 01:36.378 3.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:37.463 Plasmani ekipor: 1.Prishtina RT 60 pikë 2.Prizreni D&G 43 3.Vjosa 12