w 5 560x416 - Është vetëm 1 vjeçe, Loredana Zefi thotë se vajza e saj Hana kupton katër gjuhë

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, së fundmi ka bërë një intervistë me moderatorin Aira Nejati për Apple Music.

Ajo ka folur për shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë vitit 2019, humbjen e të atit, skandalin me paratë, ndarjen nga Mozzik. Po ashtu ka folur edhe për këtë vit, më shumë për kohën e kaluar me vajzën e saj, Hanën.

Në intervistë thuhet se Loredana këtë vit qëndroi më shumë pranë të bijës, për shkak të pandemisë Covid-19.

https://www.instagram.com/p/CHkmAtLFbFv/?utm_source=ig_embed

“Unë kam qenë me të gjithë kohën, posaçërisht gjatë izolimit”, ka thënë ajo.

Artistja tregoi se Hana, e cila mbush dy vjet këtë muaj, kupton katër gjuhë të ndryshme.

“Ajo me të vërtetë mund të flasë tani. Ajo tashmë mund të flasë me fjali të sakta. Kupton katër gjuhë, përfshirë anglishten, gjermanishten, shqipen dhe gjermanishten zvicerane. Ne flasim pak të përzier. Ajo kupton plotësisht gjithëçka” – theksoi Zefi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.