kqiku 622x3001 560x300 - Familjarët e të vdekurit në Ferizaj: Avdylin na e vranë, doli nga shtëpia për t’u takuar me disa persona

Pushimet e kësaj vere dolën të jenë të fundit për Avdyl Kqikun, baba i tre fëmijëve, nga komuna e Ferizajt. Ai mbrëmjen e së dielës u gjet i vdekur në veturën me të cilën kishte ardhur, para dy ditësh, nga Zvicra. Gazeta Express sot ka qëndruar në shtëpinë e viktimës në Ferizaj. Familjarët thonë se Avdylin e vranë. Ndërkohë që policia ende nuk ka mundur që ta zbardhë këtë rast misterioz

Avdyl Kqiku, kishte vite që po jeton në Zvicër bashkë me familjen. Por ai kohëve të fundit shumë shpesh e vizitonte Kosovën, kjo gjë jo vetëm për pushime, por edhe për punë biznesore. Ai që një kohë merre Avdyli, brenda këtyre pesë muajve të fundit dy herë kishte ardhur në Kosovë. Së fundmi ai nga Zvicraa kishte sjellë një veturë të cilën kishte planifikuar që ta shiste në vendlindje. Por, pas disa ditëve ai u gjet i vdekur pikërisht në veturën të cilën e kishte planifikuar për shitje. Familjarët e të ndjerit po dyshojnë se ai u vra. Ndërkohë nuk dinë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Gazeta Express, sot ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Familjarët nuk besojnë për vetëvrasje. Por thonë se atë e vrau dikush.

Avdyli sipas familjarëve të premten mbrëma kishte dalë për t’u takuar me disa persona për t’ua shitur një veturë. E që nga ajo kohë ai për familjen nuk u bë më i gjallë. Avdyli u gjet i vdekur të dielën në mbrëmje nga një fshatar.

“Nuk e dimë se çka ka ndodhë. AVdylin tonë e kanë vrarë. Nuk ka ndonjë mundësi tjetër. AI ka dalë të premtën në mbrëmje dhe nuk u kthye më”, rrëfehen nga familja.

Ata tonë se rastin për zhdukjen e AVdlit e kanë paraqitur në rajonin policor të Ferizajt, por këta të fundit sipas familjarëve janë vonuar për nisjen e kërkimeve për të.

“E kemi raportuar në polici si të zhdukur. Policia janë vonua deri sa i kanë filluar hetimet”, thonë tutje nga familja.

E trupi i pa jetë i Avdyl Kqikut u gjet dje rreth orës 17:00 të pasdites në afërsi të lumit në Ferizaj.

Fytyra e tij sipas familjarëve ka qenë shumë e dëmtuar. Edhe policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka dhënë detaje për këtë rast.

Sipas policisë, në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Një mashkull K-shqiptar është gjetur pa shenja jete me një plagë në fytyrë në veturën e tij në afërsi të lumit. Viktima ishte raportuar nga familjarët si person i zhdukur. Në veturën e viktimës është gjetur një revole, ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.


www.foxshop-ks.com