chia seed recipes1 560x416 - Farat Chia, përfitimet e shëndetit dhe efekti për rënien në peshë

Farat Chia ekzistojnë prej mijëra vjetësh edhe pse, në Shqipëri, është dëgjuar për to vetëm kohët e fundit.. Astekët ishin të parët që e përmendin farën Chia si ushqimin bazë që e kishin përdorur si pjesë të ritualeve fetare, por edhe për qëllime mjekësore.
Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra; gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Fara Chia është shumë e mirë për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës. Forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes. Nutricionistët pohojnë se fara Chia janë një prej gjërave më të mira që mund të konsumoni në qoftë se ndihemi të pa energji sepse ndikojnë në funksionimin e muskujve dhe i japin trupit energji prandaj edhe përdoret shpesh nga atletët. Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve. Dieta e bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.
Konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin, dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës. Një lugë e madhe me fara Chia në ditë është e rekomanduar, por jo më shumë se kaq, sepse Chia përmban shumë fibra, të cilat mund t’i mbingarkojnë të gjithë ata që kanë stomak të ndjeshëm.
Fara Chia ka shije shumë të butë dhe mënyra më e thjeshtë për ta përgatitur është duke e përfshirë në kose të ndryshëm me fruta të përgatitura vetë.


www.foxshop-ks.com