Artisti shqiptar, Fatmir Makolli, i cili njihet si një ndër ekzekutuesit më të mirë të çiftelisë ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, ku shihet në një nga pjesët më të frekuentuara të New Yorkut.
Siç ka shkruar Makolli në Facebook, një video të tillë ai e ka bërë derisa gjendej në qendër të Amerikës, në New York – Madison Square Garden.
“Përshëndetje për të gjithë Diasporën tonë të dashur”, ka shkruar Makolli.
Përveç kësaj, përmes videos ai ka thënë disa fjalë falënderimi për SHBA-të të cilat kanë ndihmuar Kosovën, përkatësisht popullin e saj, edhe në kohët më të vështira.
Pas kësaj, ai ka ekzekutuar një melodi me instrumentin me të cilin ai di më së miri, çiftelinë. /Telegrafi/