Faza e katërt e dezinsektimit në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
30 Gusht 2018
1 min lexim
122 vizita
Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se nesër në ora 20:00 fillon implementimi i projektit “Dezinsektimi hapësinor”.
Faza e katërt fillon nga Parku i Lirisë dhe vazhdon në rrugën e “Brahim Ademi” deri te Pishina Matoshi ku përfshihen Zona e FSK-së, Zona te Palestra Sportive, rruga “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli” dhe Tregu i Gjelbër deri në fshatin Nikadin, gjithashtu në rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, “Driton Islami”, “Reçakut” deri në magjistrale.
Në rast të motit me shi dhe erës së fortë orari shtyhet deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.
Detajet
Publikuar
30 Gusht 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
122
Fjalë
120