Gjykata e Ferizajt foto GjThF e15541296894941 560x416 - Ferizaj: 7 vjet burg të akuzuarve për vrasje të rëndë në tentativë

Gjykata e Ferizaj i ka shpallur fajtor për vrasje të rëndë në tentativë dhe i ka dënuar me burgim dy të akuzuarit B.Z dhe G.H.

Dënimet erdhën pasi që dy të akuzuarit në shqyrtimin fillestar e pranuan fajësinë për veprat për të cilat akuzoheshin.

Të akuzuarit të parë B.Z për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë Gjykata i shqiptoi pesë vjet burgim ndërsa për armë mbajtje pa leje një vjet burgim.

Ndërsa të akuzuarin e dytë G.H për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë Gjykata e ka dënuar me 1 vjet e gjashtë muaj dënim me burgim.

Në bazë të aktakuzës i pandehuri B.Z, i ndihmuar nga i pandehuri G.H me 22 prill të vitit 2018 në kafenenë “Expres 2” në Ferizaj, me dashje kanë tentuar ta privojnë nga jeta të miturin V.G.

Sipas Prokurorisë i dëmtuari, në këtë rasti i mituri kishte pasur mosmarrëveshje të mëhershme me vëllain e njërit nga të pandehurit dhe përderisa kishte qenë duke pirë kafe në tërasën e lokalit, i pandehuri me ta vërejtur është nisur në drejtim të tij me revole në dorë.

Aktakuza përshkruan se si i dëmtuari me të parë të pandehurin ka filluar të ikë dhe është futur brenda në lokal dhe e ka mbyll derën duke e mbajtur me duar.

Por sipas Prokurorisë i pandehuri fillimisht tentoi ta hapte derën dhe me që nuk ka arritur më pas ka shtëne me armë dy herë në drejtim të derës, mbrapa së cilës ishte i dëmtuari dhe si pasojë e të shtënave i njëjti ishte goditur me një predhë në fyt.


www.foxshop-ks.com