Ferizaj: Aksidentalisht plagos veten dhe një tjetër
Redaksia
Ferizaj24
15 Qershor 2018
1 min lexim
129 vizita
Në emergjencën e qytetit të Ferizajt mbrëmjen e së enjtes u dërguan të plagosur me armë zjarri dy meshkuj.
Policia njofton se në vendngjarje kishin dalë njësitet përkatëse, të cilët në njërën veturë gjetën dhe konfiskuan një revole.
Sipas të dyshuarit, ai aksidentalisht e kishte plagosur veten dhe viktimën.
Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Detajet
Publikuar
15 Qershor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
129
Fjalë
71