Ferizaj, Arrestohet njëri nga personat që kishte dërguar vajzën 20 vjeçare pa shenja jete në spital
Redaksia
Ferizaj24
22 Gusht 2021
1 min lexim
165 vizita
Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj njërin nga personat e dyshimtë që kishte dërguar në spital vajzën 20 vjeçare pa shenja jete, mëson Indeksonline përmes burimeve.
Tutje, sipas burimeve të Indeksonline, i dyshuari kryesor është identifikuar nga Policia e Kosovës. Ai ka bashkëjetuar me viktimën.
Dy personat e dyshuar janë me precedent penal dhe të njohur për Policinë e Kosovës.
Po ashtu është gjetur vendi i ngjarjes ku ka ndërruar jetë e dyshuara. Vdekja e 20 vjeçares besohet të ketë ndodhur në një banesë afër spitalit të Ferizajt.
Detajet
Publikuar
22 Gusht 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
165
Fjalë
102