Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi ka kanosur bashkëshorten dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Ferizaj, 27.04.2019-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur bashkëshorten dhe anëtarët e tjerë te familjes. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.