auto auto jurist euml t vendimi i gjykat euml s i shpejt euml video hd 780x43914983836021513178183 650x358 640x3521 560x352 - Ferizaj dënohet me burg për goditjen e bashkëqytetarit me kondak të alltisë

Blerim Emini nga Ferizaj është shpallur fajtor nga Gjykata e Gjilanit për veprat penale – lëndim i rëndë trupor dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas vendimit të Gjykatës, të lexuar nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Zyhdi Haziri, për veprën lëndim i rëndë trupor i akuzuari është dënuar me burgim prej 16 muajsh, kurse për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Gjykata i shqiptoi dënim me gjobë në vlerë prej 800 eurosh.

Të akuzuarit iu shqiptua edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës së zjarrit – revolja e kalibrit 7.65 mm, një karikator dhe katër fishekë.

Blerim Emini për të gjitha pikat e aktakuzës e kishte pranuar fajësinë, rrethanë kjo që ishte marrë parasysh nga trupi gjykues me rastin e shqiptimit të dënimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Shtetit në Gjilan, të datës 24 nëntor 2014, i pandehuri Blerim Emini më datë 28 shtator 2014, rreth orës 04:30, në kazinonë në Viti, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, me dashje i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit Agim Hamdija nga Ferizaj, ashtu që të njëjtin e ka goditur me kondak të revoles në pjesën e kokës dhe në këtë mënyrë e kishte rrezikuar rëndë shëndetin e tij.


www.foxshop-ks.com