Ferizaj doli nga karantina, kujdesi duhet të vazhdoj!
Redaksia
Ferizaj24
2 Maj 20201 min lexim0 vizita
Pas 21 ditësh, Ferizaj hap kufinjtë e vet administrativ me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për heqjen e masës së karantinës.
Ditë me radhë kërkova heqjen e karantinës për Ferizajn. Kryeqyteti ekonomik i Kosovës - Ferizaj pësoi nga izolimi, qytetarët gjithashtu, por lajm i mirë është se arritëm ta ulim maksimalisht shkallën e infeksionit me virusin COVID-19 në Ferizaj e gjithashtu të jemi në mesin e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve nga ky virus.
Karantina u hoq, kujdesi duhet të vazhdoj, paçim shëndetin bashkëqytetarë!