Gjatë ditës së sotme në fshatin Greme të Komunës së Ferizajt dy persona kanë hasur në një mosmarrëveshje. Kjo për shkak se, një person derisa ishte duke vozitur veturën e tipit “BMW” ka goditur një lopë. Kështu, pronari i veturës dhe pronari i lopës kanë hasur në mosmarrëveshje. Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti teksa dy personat po debatonin në rrugë. Po ashtu në ato pamje vërehet derisa lopa çalon në të ecur.