Ferizaj eliminon Vitinë
Redaksia
Ferizaj24
12 Dhjetor 2020
1 min lexim
153 vizita
Skuadra e futbollit Ferizaj kualifikohet në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës.
Ferizaj si mysafirë ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Vitisë.
Ndeshje me rivalitet të madh dhe me pesë gola, por ferizajasit dolën më të suksesshëm. Ferizajn shkon më tej, ndërsa Vitisë i mbetet që të luftojë për kreun e tabelës, për t’u ngjitur në elitë.
“Skuadra jonë ka mposhtur Vitin me rezultat 2:3 me golat e Armend Abazit, Dardan Jasharit dhe Adnan Haxhaj. Me këtë fitore skuadra jonë ka kaluar ne rrethin e 1/8 te Kupës së Kosovës.
Kjo ishte ndeshja e fundit për sezonin vjeshtor shihemi në sezonin pranveror e cila fillon në mars, shpresojmë që skuadra jonë të ketë një organizim më të mirë pasi qe dihet gjendja e klubit që është”, shkruan në faqen e KF Ferizaj.
Detajet
Publikuar
12 Dhjetor 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
153
Fjalë
145