KV Ferizaj fiton derbin e madh të qytetit dhe të kampionatit, me rezultat 3:2 (14:25, 25:20, 25:19, 19:25, 15:13) ndaj Lubotenit, kampion në fuqi.
“Në Ferizaj në një atmosferë mjaft të mirë, derbin arriti ta fitoj ekipi i Ferizajt duke treguar edhe njëherë cilësitë e tij si ekip.
Me një rivalitet mjaft të madh ndaj rivalit lokal Lubotenit arritëm që ndeshjen ta mbyllim me rezultat 3:2 në sete dhe kështu ta mbajmë primatin e të parit në tabelë.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, faleminderit trajner, faleminderit lojtar për shpirtin luftarak të treguar në fushë”, shkruan në faqen e KV Ferizaj, e cila kryeson renditjen me 29 pikë pas 12 jave në elitën e volejbollit të Kosovës (meshkujt) dhe ka tri më shumë se Luboteni që zë vendin e dytë.