Ferizaj gati për aksionin e gjerë “Ta pastrojmë Kosovën”
Redaksia
Ferizaj24
13 Shtator 2018
1 min lexim
143 vizita
Komuna e Ferizajt është gati për aksionin, i cili fillon më 15 shtator e zgjat deri për pastrimin e Kosovës. Kjo u konfirmua në takimin e parë të task forcës për koordinimin e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, që u mbajt sot.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmendi se në këtë komunë përmes aksioneve kolektive janë eliminuar mbi 100 deponi ilegale të mbeturinave. Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili prezantoi Planin operativ të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili do të nisë më datë 15 shtator. Ky aksion do të realizohet në gjithë territorin e Ferizajt, ndërsa janë të përfshira të gjitha institucionet publike të Komunës.
e ndërmarrjeve publike thanë se janë në gjendje gatishmëri dhe ka një mobilizim të shtuar si në planin njerëzor ashtu edhe në atë teknik përkitazi me këtë aktivitet.
Detajet
Publikuar
13 Shtator 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
143
Fjalë
158