Ferizaj gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë
Redaksia
Ferizaj24
6 Janar 2022
1 min lexim
154 vizita
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë personin, e cila me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ‘’Enver Topalli’’ në Ferizaj.
Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’
Policia, e ftoi qytetarin NJ.E (F/K) e moshës 25 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Detajet
Publikuar
6 Janar 2022
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
154
Fjalë
178