Ferizaj: Gjuan pa kontroll me revole, arrestohet nga policia dhe më pas lirohet
Redaksia
Ferizaj24
2 Korrik 2021
1 min lexim
195 vizita
Është arrestuar një person në Ferizaj gjatë ditës së djeshme pasi ka shtënë disa herë me armë duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm, dhe më pas është liruar nga Policia.
Atij i janë gjetur një pushkë gjuetie , një pistoletë , katër gëzhoja, 14 copë fishekë dhe dy lejet për lëvizje me armë.”
“Pas disa të shtënave të dëgjuara , ka intervenuar policia dhe nga i dyshuari mashkull kosovar ka sekuestruar: një pushkë gjuetie , një pistoletë , katër gëzhoja, 14 copë fishekë dhe dy lejet për lëvizje me armë”, njofton policia.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte
Detajet
Publikuar
2 Korrik 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
195
Fjalë
114