Gjykata e Ferizajt ka shpallur sot aktgjykimin në rastin e Blerim Sinanit dhe Jeton Mehmetit.
Sinani e Mehmeti akuzohen nga Prokuroria e Ferizajt për vjedhje të rëndë.
Sipas gjyqtares së çështjes, Hysnije Gashi, nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer vjedhjen e pretenduar.
Prandaj, pas administrimit të provave, ata janë shpallur të pafajshëm.
I akuzuari Blerim Sinani, i njohur me nofkën ‘’Shashavi”, nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale, por prokurori i shtetit, Albert Zejnullahu, e ballafaqoi me një aktgjykim të po kësaj Gjykate, i cili e kishte shpallur Blerim Sinanin fajtor për vjedhje të rëndë dhe gjithashtu është në vuajte të dënimit.
I akuzuari Jeton Mehmeti në mbrojtjen e tij deklaroi se sendet e vjedhura si kompjuter, shtëpiza dhe televizorë, i ka blerë për lokalin e tij dhe nuk e ka ditur se ato kanë qenë të vjedhura.
Avokati i Jeton Mehmetit, Avni Ibrahimi, para Gjykatës deklaroi se i mbrojturi i tij nuk është fajtor dhe se kualifikimi juridik është i gabuar nga Prokuroria sepse do duhej të ishte – blerje e sendeve të vjedhura e jo – vjedhje e rëndë në bashkëkryerje.
Sipas Prokurorisë, më 10.01.2011 në kohë të pacaktuar në rrugën “12 Qershori”, në Ferizaj, përkatësisht në lokalin për servisimin e kompjuterëve pronë e të dëmtuarit Hafiz Breznica, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së luajtshme të tjetrit në bashkëkryerje, dy të pandehurit kanë hapur me forcë dyert e lokalit dhe pasi kanë hyrë brenda kanë marrë një monitor për kompjuter, 2 copë DVD, 2 kamera për kompjuter, 2 copë DVD – Ru, 2 kartela zgjerimi dhe një Dep-coll në vlerë, sipas të dëmtuarit, 155 euro.
Me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale – vjedhje e rëndë.
<p><iframe src=’https://video.dailyvideonews.info/embed/SnB6X’ frameborder=’0′ width=’550′ height=’350′ scrolling=’no’ allowfullscreen></iframe></p>