unnamed 1 14 780x4391 560x416 - Ferizaj i gatshëm për realizimin e projekteve të parapara nga Fondacioni i Mijëvjeçarit

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtorë komunal kanë pritur në takim drejtuesit e Fondacionit të Mijëvjeçarit për Kosovë, gjegjësisht udhëheqësin e këtij fondacioni, Petrit Selimi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim u diskutua për objektivat e këtij fondacioni për nivelin lokal, gjegjësisht komunat e Kosovës dhe zbatimin e projekteve të ndryshme zhvillimore që synohen të realizohen edhe në Komunën e Ferizajt.

Me theks të veçantë u diskutua për politikat e energjisë elektrike, gjegjësisht zbatimin e projekteve të efiçiencës duke instaluar rrjetin në objekte të banimit kolektiv dhe privat.

Aliu ka falënderuar për vizitën drejtuesit e këtij fondacioni duke u shprehur i gatshëm që Komuna e Ferizajt të përgatis infrastrukturën e nevojshme për realizimin e projekteve të parapara në kuadër të politikave të këtij mekanizmi zbatues me shtrirje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës

Edhe udhëheqësi i këtij Fondacioni, Petrit Selimi u shpreh se ky takim do të shërbej për njohjen më të gjerë me projektet e synuara dhe infrastrukturën komunale për implementimin e tyre.

Korporata e Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë themeluar Fondacionin Kosovar të Mijëvjeçarit, entitet i themeluar për të implementuar projekte në vlerë 49 milionë dollarë, asistencë nga Qeveria Amerikane.

Dy projektet madhore investuese të MCC në Kosovë janë projekti i Qeverisjes Transparente dhe të Përgjegjshme, si dhe ai i krijimit të një peizazhi të besueshëm të furnizimit me energji elektrike. Mungesa e transparencës në institucionet publike dhe furnizimi me energji elektrike nga burime jo stabile, janë identifikuara si çështje të cilat e kanë ngecur zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Programi i Pragut i MCC-së për Kosovë përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese, dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqendrim në reformat institucionale dhe të politikave. Analiza ekonomike ka identifikuar mungesën e furnizimit të sigurt me rrymë elektrike, dhe ka identifikuar dobësitë reale dhe të perceptuara në sundimin e ligjit.

Programi i Pragut i MCC-së është një program më i vogël i granteve, i cili përqendrohet në avancimin e reformës institucionale dhe të politikave e që i ndihmon shtetet partnere që t’ju shërbejnë popujve të tyre më mirë. Investimet e MCC-së me grante promovojnë rritjen ekonomike dhe u ndihmojnë njerëzve që të ngritën mbi varfërinë duke krijuar kështu shtete më stabile dhe më të sigurta, si dhe mundësi të reja biznesore.


www.foxshop-ks.com