Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Dardani të Ferizajt nja person është shoqëruar në stacionin policor pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar një armëmbajtje pa leje me katërmbëdhjetë fishekë.
Njoftimi i plotë:
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katërmbëdhjetë (14) fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e poicisë.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.