1 141 560x416 - Ferizaj i pakënaqur me delegimin e gjyqtarëve, Dardan Çaka sërish ndan drejtësinë për kryeqytetasit

Ferizaj-Prishtina është njëri prej dy takimeve që do të zhvillohet sonte në kuadër të xhiros së 15-të në IPKO Superligë.

Mirëpo klubi nga Anamorava ka reaguar pas vendimit të komisionit për gjyqtar lidhur me delegimin e këtyre të fundit për ndeshjet e rradhës në elitën e futbollit kosovar, shkruan Ferizaj24.

Nëpërmjet faqes zyrtare të rrjetit social ‘Facebook’, Ferizaj shpreh indinjatën lidhur me këtë çështje, derisa pyesin në mënyre ironike sesi është e mundur që një gjyqtar të ndajë drejtësinë për një klub thuajse në gjysmën e ndeshjeve të këtij kampionati.

Gjithsesi mbetet të shihet performanca e gjyqtarit me perspektivë, Çaka, derisa kujtojmë që ne do t’iu raportojmë për ç’do ndryshim lidhur me këtë duel dhe jo vetëm.

46507570 1445697728898215 1964522963222921216 n1 - Ferizaj i pakënaqur me delegimin e gjyqtarëve, Dardan Çaka sërish ndan drejtësinë për kryeqytetasit


www.foxshop-ks.com