Skuadra e Ferizajt e cila është në vlugun e përgatitjeve për edicionin e ri, sot ka marrë një lajm jashtëzakonisht të keq.
Është vetë skuadra e Ferizajt që përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ish futbollisti i saj, Veton Hasaj po lufton me një sëmundje të rëndë, shkruan Zëri.info
Postimi i Ferizajt:
Me ty Hasaj
Një lajm aspak të mirë e kemi marrë ne si klub, ku ish-futbollisti i skuadrës tonë Veton Hasaj eshtë prekur nga një sëmundje e rëndë, por më e rëndësishmja eshtë se Veton Hasaj tani gjendja e tij eshtë stabilizuar.
Të gjithë brenda klubit, tifozët dhe i gjithë qyteti janë me ty Hasaj.
Të presim edhe më të fortë”, ka shkruar skuadra e Ferizaj.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.