Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se ka filluar procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje. Për këtë Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit fton të gjithë qytetarët që t’i nënshtrohen këtij procesi mjaft të rëndësishëm për të siguruar investimin e tyre si dhe harmonizimin me planifikimin urban. Procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje i nënshtrohen këto dy kategori: Kategoria I (deri në 450 m2 ), kurse taksa komunale është 1 euro për metër katror dhe Kategoria II (mbi 450m2), kurse taksa komunale është 2 euro për metër katror Dokumentet e nevojshme: Për kategorinë e I-rë dhe shtëpitë e kategorisë së II-të, aplikuesi (investitori, pronari) për të aplikuar duhet të bashkëngjis: 1. Kopjen e Planit dhe Fletën Poseduese 2. Elaborat gjeodezik 3. Letërnjoftimin kopje Për kategorinë e II-të, aplikuesi (investitori, pronari) për të aplikuar duhet të bashkëngjis: 1. Kopjen e Planit dhe Fletën Poseduese 2. Elaborat gjeodezik 3. Dokumentacioni i kompanisë projektuese 4. Letërnjoftimin kopje Për informata më të hollësishme, ju lutem të drejtoheni në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit. Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Ndërtesa e Re e Komunës, ish objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj, kati përdhese. *Vërejtje: Nëse ndërtimi i cili është kryer para vitit 2004, pronari ose investitori i atij objekti lirohet nga taksa.