Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, sot ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktim të masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.B.
I pandehuri gjendet në ndalim prej datës 18.12.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se më datën 18.12.2018 ka kryer veprën penale “Shkelja e urdhrave mbrojtës nga neni 25 par.1 të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.
Sipas kumtesës për media, Prokuroria Themelore në Ferizaj, konsideron se kërkesa është e arsyetuar dhe e bazuar në ligj.