Sipas një komunikate t ë Policisë ë Rajonale të Ferizajt,gjatë orëve të mbrëmjes,në afërsi të fshatit Jezerc, njësitet patrulluese kanë ndaluar dhe konfiskuar: – Tre traktorë me rimorkio, tre automjete-xhipa, të gjitha të ngarkuara me drunjë të pavulosur dhe pa dokumentacion përcjellës. “Sasia e drunjve të konfiskuara është rreth 20 metra kub. “Lidhur me procedurat ligjore lidhur me këto raste, janë duke u marrë autoritetet e pylltarisë”, thuhet në komunikatë.