w 12 560x416 - Ferizaj mbetet pa kullën e përqeshur

Sahat Kulla në Ferizaj që u ndërtua si dhuratë për qytetin u rrënua, të premten.

Atë e shkatërroi komuna pasi për këtë pati kërkesë nga InfraKos, sepse po pengonte në rregullimin e hekurudhës, njofton Klan Kosova.

”Për faktin për shkak të mosfunksionimit të saj ka nisur të dëmtohet dhe që mos të shkaktojë rrezik është shembur. Gjithashtu arsye tjetër është dhe punimet qe po bëhen aty”, tha Albion Sherifi shef i Kabinetit të Kryetarit.

Kjo ishte edhe kërkesë e organizatave joqeveritare në Ferizaj, pasi sipas tyre nga ndërtimi i këtij objekti veç shëmtimit të qytetit, kishin nisur edhe talljet për formën e tij, gjithandej.

E që ferizajasit nuk do të jenë më cak i shakasë për shkak të këtij objekti janë të gëzuar edhe këta vet.

Por, këtë e kundërshtojnë nga kompania ‘’Drenica’’ që këtë objekt e ndërtuan si dhuratë për qytetin, pasi këtu ndërtuan nënkalimin, thonë se janë goxha të hatruar që nuk u pyeten për rrënimin e tij

”Diku 38 mijë euro ka kushtuar. Në atë Orë Kullë ishin edhe simbolet e tre dëshmorëve ku kam qenë në grup ilegal me ta – dje i varrosën për së gjalli”, tha Ismet Shamolli pronar i kompanisë ‘’Drenica’’.

Edhe ish-kryetari Bajrush Xhamajli, në kohën e të cilit u ndërtua sahat kulla përmes telefonit tha se edhe po të ishte ai në kryetar do të vepronte njëjtë pasi ky objekt nuk u përfundua plotësisht çka ndikoi edhe që të mos legalizohet.


www.foxshop-ks.com