Inagurimi Autostrada Arber Xhaferi Prishtine Shkup 009 e1561021466405 560x416 - Ferizaj me 4 hyrje-dalje në autostradën Prishtinë – Han i Elezit

Ekonomia ferizajase dhe gjithë qytetarët tanë kanë arsye të shumta t`i gëzohen investimeve që po ndodhin përgjatë gjithë territorit tonë. Së fundmi është edhe shtimi i dy kyçje të reja që lidhin Ferizajn me autostradën “Arbën Xhaferi”, që risin në 4 numrin e hyrje-daljeve nga qyteti ynë për destinacionet që shpie autostrada e lartcekur.

Për këtë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu duke njoftuar se tashmë Ministria e Infrastrukturës ka nisur procedurat e nevojshme të prokurimit për këto investime, tha se këto kyçje, ky investim dinamizon edhe më shumë jetën biznesore dhe i jep dimension e rëndësi të re ekonomisë e qytetit tonë, si nyje e rëndësishme e ekonomisë rajonale.

“Është lajm i pritur për një kohë të gjatë, është një përpjekje që është bërë për një kohë të gjatë që të vihet drejtësia në vend, sepse kyçjet që ishin paraparë për Ferizajn ishin një lloj padrejtësie. Si rezultat i këmbëngulësisë sonë do të kemi dy kyçje të reja, por kërkesa jonë kryesore ka të bëjë me vazhdimin e rrugës “Driton Islami”, por në të njëjtën kohë është realizuar edhe kërkesa që ka të bëjë me fshatin Gërlicë që po ashtu paraqet një rëndësi të veçantë për Ferizajn dhe duke pasur parasysh gjithë këto kyçje, praktikisht Ferizaj shndërrohet në kyçje të autostradës në katër pika, duke marr parasysh edhe kyçjen që ka qenë në Bibaj që do t’i shtohet rëndësia, sepse ne kemi planifikuar dhe është në përfundim e sipër procedura e prokurimit ndërtimi i rrugës me katër korsi nga ura në Bibaj deri tek kyçja në autostradë që shton rëndësinë, sikurse edhe ajo kyçje me vazhdimësinë e rrugës “Driton Islami” tha mes tjerash i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Këto projekte, të realizuara edhe me përpjekjen e palodhur të deputetëve ferizajas në Kuvendin e Kosovës, paraqesin ndikim të drejtpërdrejt në rritjen e ekonomisë lokale, qarkullimin e njerëzve, kapitalit dhe mallrave në rrugë rajonale e ndërshtetërore.


www.foxshop-ks.com