Ferizaj me kyçje të re në Autostradë
Redaksia
Ferizaj24
28 Maj 2019
1 min lexim
116 vizita
Ferizaj me kyçcje të re në Autostradë, Ka theksuar në facebook kryetari i Ferizajt Agim Aliu:
Ferizajt iu kthye drejtësia e munguar. Kyçja e re në autostradën “Arbër Xhaferi” si vazhdim i rrugës “Driton Islami” është lajmi më i madh i ditës së sotme. Mundi i Komunës së Ferizajt, deputetëve tanë dhe bizneseve lokale, zëri i fuqishëm i të cilëve në mbrojtjen e kërkesave të Ferizajt, është shpërblyer.
Ferizajasit dhe unë në emrin e tyre falënderoj Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, ministrin Pal Lekaj dhe gjithë akterët që me këtë vendim i dhanë frymë e dimension të ri zhvillimit të qytetit tonë.
Urime qytetarëve të Ferizajt!
Urime Ferizaj!
Detajet
Publikuar
28 Maj 2019
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
116
Fjalë
130