Ferizaj me mungesa të mëdha gjunjëzon Dritën
Redaksia
Ferizaj24
22 Prill 2021
1 min lexim
148 vizita
Ferizaj kremton fitoren e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës në volejboll.
Ferizajasit fituan në Gjilan me rezultat 3:1 (21:25, 25:23, 25:20, 25:19) ndaj Dritës.
“Mungesat e mëdha, forcë për fitore! Ndeshja e parë e Play - Off fillon me fitore ndaj Dritës nga Gjilani, me rezultat 3:1.
Kjo fitore është motiv shtesë për ekipin, mirëpo asgjë nuk ka mbaruar, pasi që me Dritën takohemi në ndeshjen e dytë e cila na sjell në finale.
Shpresojmë që t’i kemi në parket sa më shpejt Bardhyl Hajdarajn e Driton Bytyçin që të kompletohemi si ekip, ndërsa i urojmë kthim liberos Armend Berisha”, bëhet e ditur nga kampioni në fuqi Ferizaj.
Detajet
Publikuar
22 Prill 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
148
Fjalë
119